Personazhet e njohur të ekranit kanë përdorur rrjetet e tyre sociale për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë që sot festojnë Kurban Bajramin.
Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, e cila ka uruar me disa imazhe të saj.
Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë të zi shumë të shkurtër dhe që i nxjerr barkun jashtë.
“Me fat Kurban Bajramin”, shkruan Nora bashkëngjitur me pozat e saj mjaft provokuese, ku ajo duket seksi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të këngëtares, të cilët e kanë cilësuar këtë veshje si të papërshtatshme për të uruar për këtë festë.
“Katastrofë! A për Bajram vishet kështu, njeri ma mirë me shku ndonjë klub nate. Tmerr për Bajram me këtë veshje”, janë disa nga komentet që e kanë kritikuar Nora Istrefin.