Pas këngës ritmike, “Luje Belin”, në bashkëpunim me Kidën, artistja Dafina Zeqiri erdhi kësaj here më ndryshe me këngën “Malli”.
Dafina bëri bujë të madhe me klipin e këngës që para se ta publikonte atë. Këngëtarja u shfaq me një vello nusërie, ndërsa tashmë detaje të reja janë vënë re në videoklipin e saj.
Në disa skena të klipit këngëtarja shfaqet në një gomë në mes të një lëndine, teksa lëkundet e ulur sipër gomës. Dafina shfaqet e veshur me taka dhe me një veshje të bardhë, të shkurtër.
Është vënë re se këto fragmente të skenave të klipit të këngëtares janë të kopjuara nga videoklipi i artistes së njohur amerikane, Lana Del Rey. Artistja me famë botërore u shfaq e ulur në një gomë në mes të një lëndine duke u lëkundur, në videoklipin e këngës së saj “Ride”, e publikuar në vitin 2012.
Kopertina e këngës tregon Del Rey në duke u lëkundur në gomë, të veshur me çizme me pak takë dhe një xhaketë xhins.
Në një krahasim të bërë me video më poshtë, ka një ngjashmëri të madhe mes dy videoklipeve. Megjithatë nuk mund të thuhet specifikisht nëse Dafina e ka kopjuar, është inspiruar apo është thjesht rastësi.