"NJERKU ABUZONTE ME MUA KUR ISHA ADOLESHNETE"/ Ellen DeGeneres bën rrëfimin tronditës - AlpeGossip
“NJERKU ABUZONTE ME MUA KUR ISHA ADOLESHNETE”/ Ellen DeGeneres bën rrëfimin tronditës

“NJERKU ABUZONTE ME MUA KUR ISHA ADOLESHNETE”/ Ellen DeGeneres bën rrëfimin tronditës

Ellen DeGeneres ishte e ftuara e radhës në show-n televiziv të David Letterman në ‘Netflix’. Intervista e moderatores së njohur u kthye në kryeqendrën e lajmeve të ditës, pasi ajo bëri një rrëfim tronditës.

“Njerku im ka abuzuar me mua kur isha 15 vjeç. Ai përdorte faktin që nëna ime ishte e sëmurë me kancer gjiri dhe më thoshte: ‘Kam ndjerë një kokërr në gjoksin e nënës tënde dhe tani duhet të prek tëndin. Duhet patjetër ta prek gjoksin tënd’. Ma mbushte mendjen dhe këtë e bëri disa herë me radhë. Ime më ishte martuar me një njeri shumë të keq. Më vinte inat me veten në atë kohë sepse nuk i kthehesha dot kundër, por isha vetëm 15 vjeç”,-ka rrëfyer Ellen.

Moderatorja e njohur ka pranuar se kjo histori e tmerron dhe e vetmja arsye pse po e tregon me kaq detaje, është sepse do të nxisë vajzat e reja që të tregojnë çdo problem të ngjashëm dhe të luftojnë.