Këngëtari i famshëm dhe e dashura e tij pësojnë aksident: Kjo është gjendja e tyre – AlpeGossip
Këngëtari i famshëm dhe e dashura e tij pësojnë aksident: Kjo është gjendja e tyre

Këngëtari i famshëm dhe e dashura e tij pësojnë aksident: Kjo është gjendja e tyre

Këngëtari i njohur Calvin Harris dhe e dashura e tij Aarika Wolf gjatë kësaj jave kanë pësuar një aksident automobilistik në Beverly Hills. Ata janë përplasur me një makinë tjetër duke lënë të lënduara dy vajza.

Disa dëshmitarë okularë kanë treguar për “TMZ” se në momentin e aksidentit në timon ishte Aarika. Harris dhe e dashura e tij ishin në një Range Rover dhe u përplasën me një Honda në të cilën ishin dy pasagjere. Makina e vajzave u përplas sapo mori kthesën.

Në momentin që ndodhi aksidenti në vendngjarje arriti menjëherë policia dhe të dyja palët shkëmbyen informacionet e sigurimeve.

Në dëshminë që dhanë pranë policisë vajzat deklaruan se Calvin dhe e dashura e tij nuk ishin interesuar fare nëse ato ishin mirë.