Një deklaratë e Aurela Hoxhës në emisionin “Pop Culture” shkaktoi shumë reagime edhe tek ndjekësit e saj. Ajo pranoi publikisht se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme dhe se këtë e ka bërë që e vogël.
Ja deklarata e plotë:
“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”
Edhe pse ka kaluar një muaj fansat mesa duket nuk iu zbret inati duke e thumbuar akoma në rrjetet sociale.
“Nuk e di domethënë nuk ke fobi nga vetja”
“Shpirt je e lirë të kurosh fobit e tua,hapi parë largohu nga profili im”: ishte përgjigja ironike e Aurelës