Noizy, emri i vërtetë i së cilit Rigels Rajku, është rikthyer pas në kohë, pikërisht në vitin 2003, kur po bëhej gati të hidhte edhe hapat e parë të karrierës muzikore në Shqipëri.
Në profilin e tij në “Instagram”, Noizy-n ndan një imazh kur ishte vetëm 17 vjeç, ku duket se ishte përshtatur më së miri trendeve të atyre viteve.
I veshur me një bluze ngjyrë të kaltër, Noizy shfaqet me duart e vendosura tek zinxhiri në qafë, të cilin vijon ta ketë fiksim edhe sot.
Dhe qershia mbi tortë është modeli i tij i flokëve, ku bien në sy baluket ikonike të atyre viteve.
“2003, nuk jeni gati për baluken akoma” – shkruan krahas fotos Noizy.
Gjithsesi, le ta pranojmë se pasi qeshëm shumë pas kësaj foto, mund ta themi me bindje se Noizy duket shumë simpatik, kur kujtojmë sesi kanë qënë të gjithë djemtë në ato vite në Tiranë.