“GEJT I PËRKRAH POR BISEKSUALËT JANË DEGJENERIM”/ VIDEO: Gazetarja shqiptare SHPËRTHEN në emision – AlpeGossip
“GEJT I PËRKRAH POR BISEKSUALËT JANË DEGJENERIM”/ VIDEO: Gazetarja shqiptare SHPËRTHEN në emision

“GEJT I PËRKRAH POR BISEKSUALËT JANË DEGJENERIM”/ VIDEO: Gazetarja shqiptare SHPËRTHEN në emision

E ftuar sot në emisionin “Rudina” ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj për të folur mbi martesat mes gjinive të njëjta. Dasara u shpreh se ka shumë miq gej, por është kundër martesave dhe birësimit nga një çift gej.

Kam shumë miq gej, me lesbiket kam pak probleme, por me gejt shkoj shumë mirë. Pikëpyetja më e madhe që kam është që nuk kuptoj asnjëherë biseksualët, që u pëlqen edhe kështu, edhe ashtu, më duket që shkon në trajtat e degjenerimit por ky është mendimi im personal. Shoqëria ka një bërthamë, që është familja, natyra e ka bërë që një mashkull dhe një femër ngjizen dhe kanë një fëmijë. Nuk kuptoj dot nëse do të vihesha në kushtet e një fëmije që adoptohet nga një çift gej. Në atë moment mendoj se atij fëmije i është cënuar e drejta themelore e njeriut që të rri me prindër gej dhe jo prindër si të gjithë fëmijët e tjerë. Në një intervistë që kam bërë me një gej, më tha: ‘Ti nuk do t’i zgjidhje dot as prindërit që do të birësonin’. Por gjithsesi ata do të ishin ashtu siç natyra i ka krijuar“, u shpreh Dasara.

VIDEO