“OSE UNË, OSE AJO”/ Kërcënon Blero pas akuzave për ngacmim seksual të Linda Halimit: E njohim të gjithë kush është – AlpeGossip
“OSE UNË, OSE AJO”/ Kërcënon Blero pas akuzave për ngacmim seksual të Linda Halimit: E njohim të gjithë kush është

“OSE UNË, OSE AJO”/ Kërcënon Blero pas akuzave për ngacmim seksual të Linda Halimit: E njohim të gjithë kush është

Në Prime-n e kaluar në Big Brother Vip Kosova, Linda Halimi hodhi akuza të rënda ndaj këngëtarit të njohur, Blero Muharremi. Ajo u shpreh se artisti sipas saj e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar gjatë kohës që ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga Blero, i cili tha se ishin vetëm shpifje nga ana e Lindës.  Megjithatë ky debat është rihapur sërish prime-n e djeshëm ku dy këngëtarët  kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Blero Muharremi “kërcënoi” se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.

“Kjo e tha një shpifje, rrenë të kulluar. E dimë të gjithë kush është Linda. Moralin mos e merr në gojë se ty nuk të takon”, ka thënë mes të tjerash Blero.