BORA ZEMANI I MERR VENDIN ARBANËS/ Ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3 – AlpeGossip
BORA ZEMANI I MERR VENDIN ARBANËS/ Ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

BORA ZEMANI I MERR VENDIN ARBANËS/ Ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

Prej disa ditësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.