“U RIKTHEVA ME MALL…”/ Eneda Tarifa konfirmon largimin nga “Portokalli” dhe tregon projektet e reja (FOTO) – AlpeGossip
“U RIKTHEVA ME MALL…”/ Eneda Tarifa konfirmon largimin nga “Portokalli” dhe tregon projektet e reja (FOTO)

“U RIKTHEVA ME MALL…”/ Eneda Tarifa konfirmon largimin nga “Portokalli” dhe tregon projektet e reja (FOTO)

Lart e poshtë në rrjet po thuhet se dy moderatorët e emisionit të humorit “Portokalli”, Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi, s’do të jenë më në moderimin e këtij programi.

Gjithçka ka nisur pas publikimit të videos së fundit në faqen zyrtare të televizionit “Top Channel” në Instagram.

Gjatë videos së emisionit “Portokalli”, Eneda dhe Salsano s’janë të pranishëm dhe për më tepër, televizioni njofton se ka vende të hapura edhe për moderatorë.

Kjo lë të kuptohet se Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi janë larguar nga ky emision, mirëpo ende asgjë nuk është e sigurt.

Portokalli🍊, tempulli i humorit shqiptar, në prag të fillimit të sezonit të ri shpall audicionet për aktorë, moderatorë, tekstshkrues! Të interesuarit mund të paraqiten në Top Channel çdo ditë, në orën 10:00 duke filluar nga data 12 Shkurt.”- shkruhet në njoftim.

Largimin e saj e ka konfirmuar edhe Eneda Tarifa, nëpërmjet një statusi të gjatë në Instagram. Ajo shkruan se u çmall me emisionin, duke i lënë tashmë rrugën hapur projekteve të saj të reja.

Te dashurit e mi, miq real e virtual.
Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale 😉.
Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.
Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…
Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all 💓

FOTO