Prej kohësh tashmë thuhet se marrëdhëniet mes këngëtareve shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk janë të mira. Mosmarrëveshjet mes tyre kanë nisur kur në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Por, duket se vajzat janë pajtuar. Ka qenë vetë Elena, ajo që ka publikuar një fotografi me Dua Lipën, duke u shprehur krenare.