KUJT I RRI MË MIRË? Kim Kardashian i vjedh veshjen Naomi Campbell - AlpeGossip
KUJT I RRI MË MIRË? Kim Kardashian i vjedh veshjen Naomi Campbell

KUJT I RRI MË MIRË? Kim Kardashian i vjedh veshjen Naomi Campbell

Thonë që imitimi është forma më e mirë e adhurimit dhe ky kompliment vlen kësaj here për Naomi Campbell.

Të gjithë u çuditën kur Kim u shfaq me një jumpsuit të zi tejet seksi përgjatë Javës së Modës në Paris. 38-vjeçarja veshi një body të tejdukshëm Azzedine Alaïa njësoj si ai që ka veshur supermodelja britanike Naomi Campbell gjatë sfilatës në 1991.

 

Kim Kardashian mbarti veshjen e dizenjuar me print leopardi teksa mbulon me pjesë të zeza asetet. E nëse Naomi në 1991-in mbante në duar doreza të zeza lëkure, Kim ndryshe nga ajo përdori si aksesorë shtesë një kapele të zezë.