“Jo vetëm për show”/ Këta janë çiftet e Big Brother që vazhdojnë lidhjen dhe pas emisionit (FOTO) – AlpeGossip
“Jo vetëm për show”/ Këta janë çiftet e Big Brother që vazhdojnë lidhjen dhe pas emisionit (FOTO)

“Jo vetëm për show”/ Këta janë çiftet e Big Brother që vazhdojnë lidhjen dhe pas emisionit (FOTO)

Gjithçka që ndodhte brenda shtëpisë së Big Brother, ishte një lojë ndaj edhe kur banorët dilnin jashtë, kureshtja për të parë sesi do të vijonin lidhjet e krijuara brenda, ishte shumë e madhe.

Sot mund të përmendin me dhjetëra raste ndarjesh të çifteve të krijuara brenda shtëpisë më të famshme, por nga ana tjetër, na mjaftojnë gishtat e njërës dorë për të gjetur sesa çifte vijojnë edhe sot e kësaj ditë të jenë bashkë. Megjithatë, çiftet që do të shihni më poshtë vërtetuan se dashuria ishte më e madhe se dëshira për të fituar:

Fotinia dhe Danjeli
Ata dolën dy herë fitues. përpos lidhjes që e vijojnë edhe sot e kësaj dite, çifti Fotoni dhe Daniel u shpallën fitues të çmimit të madh të edicionit të nëntë të “Big Brother”.

Martesa e Danjelit dhe Fotinisë brenda shtëpisë së “Big”-ut bëri shumë persona dyshues duke menduar se kjo ishte një zgjedhje për të dalë fitues apo për show. Por koha kaloi dhe duket se u vërtetoi të gjithëve të kundërtën.

Neda dhe Ogreni
Dyshja jo vetëm që u dashuruan vërtet në Big Brother, por sot janë në pritje të fëmijës së dytë. Neda dhe Ogreni presin një djalë të dytë, i cili pritet të vijë në jetë pas 4 muajsh. “Ne do të bëhemi me një vëlla të vogël! Kishim kohë që e mendonim dhe na bekoi Zoti se bebi erdhi shumë shpejt’, ka thënë Neda. Nga ana tjetër Ogreni është shprehur: “Unë jam i lumtur që djali ynë do të ketë një vëlla sepse personalisht nuk kam pasur një të tillë dhe besoj se duhet të jetë ndjesi shumë e bukur të kenë njëri-tjetrin për t’u mbështetur në jetë!”Çifti madje kanë në plan të bëhen edhe me një vajzë, megjithatë këtë gjë ia lëmë fatit në dorë.

 

Matilda dhe Fatjoni
Askush nuk e dinte që ata ishin çift kur hynë në Big Brother. Megjithatë Matilda dhe Fatjoni ia dolën ta kalojnë sfidën dhe të jenë bashkë e sot e kësaj dite, pavarësisht shumë provokimeve brenda Big Brother 7. Pas largimit nga “Big Brother” Fatjoni dhe Matilda kanë vazhduar jetën e tyre te lumtur jashtë Shqipërisë. Çifti janë bërë prindër të një vajze, ata ka zgjedhur emrin Evelyn për vogëlushen dhe duket tepër të gëzuar. Por shikoni sa është rritur Evelyn. Matilda ka publikuar disa foto të saj ku këtë herë nuk i ka fshehur fytyrën.

 

 

Burimi: Iconstyle.al