“I DASHURI IM PO SHPËRNGULET PËR PUNË”/ Historia e një vajze që nuk dëshiron lidhje në distancë – AlpeGossip
“I DASHURI IM PO SHPËRNGULET PËR PUNË”/ Historia e një vajze që nuk dëshiron lidhje në distancë

“I DASHURI IM PO SHPËRNGULET PËR PUNË”/ Historia e një vajze që nuk dëshiron lidhje në distancë

Karriera në çift është e rëndësishme dhe problematike në të njëjtën kohë. Një vajzë ka shkruar një letër për eksperten E.Jean ku shpreh shqetësimin e saj për lidhjen e dashurisë që po gëzon.

Partneri i saj do të vazhdojë karrierën në mal, ndërsa ajo në det, por nuk dëshiron që të mbajë një marrëdhënie në distancë. Si mund t’ia bëjë për këtë rast?

Letra: Unë jam biologe detare 25 vjeçe dhe po studioj për delfinët në Kaliforninë e Jugut. Unë jam e kujdesshme ndaj burrave sepse kam një histori abuzimi seksual.

Këtë vit, unë kam takuar një mashkull dhe kam rënë në dashuri me të. Nuk mendoja se mund të ndodhte kjo gjë. ai është jashtëzakonisht i sjellshëm, bujar, pasionant, i vëmendshëm, tërheqës, serioz dhe aventuresk. Ai ka ndërmend që të shpërngulet në Kolorado për të vazhduar karrierën e tij në Malet Shkëmbore.

Unë jam e lumtur që ai do bëjë gjënë që do, por jam edhe e trishtuar nëse e humb. Ai ndjen të njëjtën dashuri për mua. Por, nuk jam e interesuar që të kem një lidhje dashurie në distancë pasi më duket e paarsyeshme që të angazhohem me dikë kur nuk kemi plane për të jetuar në të njëjtën zonë. Unë jam tërësisht e pashpresë.

Ai do që të jetë pranë maleve, kurse jeta ime është në det. Çfarë mund të bëjmë?

Përgjigja e ekspertes: Po çfarë po flet? A nuk ishte ti ajo që u surprizove kur re në dashuri? Fjalët e tua ekzakte janë: “Nuk mendoja se mund të ndodhte kjo gjë?” Tani je aq e prerë në dëshirat e tua sa nuk mund ta konsiderosh lumturinë e partnerit tënd. Ti refuzon të provosh një lidhje në distancë për gjashtë muaj. Vajzë, kthehu me këmbë në tokë dhe provo diçka që të mbash gjallë dashurinë.