Njihuni me burrin që ka rritur mjekrën që në vitin 1985 (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me burrin që ka rritur mjekrën që në vitin 1985 (FOTO)

Njihuni me burrin që ka rritur mjekrën që në vitin 1985 (FOTO)

Një burrë nga India ka deklaruar se ka mjekrën më të gjatë në botë që arrin 6.7 metra.

Girdhar Vyas është bërë i njohur në vendin e tij dhe pozon shpesh me fansat vetëm për shkak të mjekrës.

Ai ka nisur të rrisë mustaqet që prej vitit 1985 dhe është i bindur se askush në botë nuk i ka më të gjata.

Në një intervistë për BTV, Girdhar shpjegoi rutinën e përditshme ku kalon nga tre orë duke aplikuar vaj dhe piper në mjekër.

“Nuk është e thjeshtë. Kaloj dy ose tre orë në ditë për tu kujdesur. Hapja e mjekrës në krevat është gjëja e parë që vbëj cdo mëngjes. Në fillim hedh pak vaj në filxhan dhe kaloj dy orë për ta aplikuar. Pas kësaj, i shtoj limon, pudër piperi të zi dhe e masazhoj në darkë. Kjo gjë më ndihmon që ta mbaj mjekrën e butë”, tha 58-vjecari.

Kujtojmë se rekordi i mëparshëm i përket Ram Singh nga India që e ka mjekrën 5.6 metra të gjatë.