Një vit më parë, aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku i dha fund beqarisë në një dasmë shumë private. Ajo u martua me 54 vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i njohur amerikan.
Dasma e tyre ishte shumë diskrete dhe shumë pak pamje u zbuluan prej saj. Pak javë më parë ajo dhe Peter u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian.
Ditën e sotme, çifti i njohur feston përvjetorin e parë të martesës dhe Eliza nëpërmjet një postimi ka thënë dy fjalë zemre për bashkëshortin e saj dhe ka publikuar një foto të rrallë nga dasma.
“Gëzuar përvjetorin e parë zoti Palandjian, zemra ime. Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe në dashuri me ty”, shkruan ajo.