Humb betejën me kancerin! Ndahet nga jeta babai i Michael Jackson – AlpeGossip
Humb betejën me kancerin! Ndahet nga jeta babai i Michael Jackson

Humb betejën me kancerin! Ndahet nga jeta babai i Michael Jackson

Joe Jackson, babai i legjendës së muzikës, Michael Jackson, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Burime familjare tregojnë për “TMZ”, se Joe vdiq në 3:30 të mërkurën në L.A.

Joe u shtrua në spital në qershor pasi vuante nga kanceri. Familja e tij i ka qëndruar pranë që prej asaj kohe. Gruaja Katherine, i kishte qendruar pranë shtratit në momentet e fundit, bashkë me disa prej fëmijëve dhe nipërve të Joe-s.

Shëndeti i tij ishte shumë i brishtë, që kur Joe pësoi një goditje në tru dhe 3 sulme në zemër në vitin 2015. Ai jetonte përmes një stimuluesi kardiak.

Babai i Michael-it i qëndroi pranë djalit gjatë gjyqeve për ngacmimet seksuale. Pas vdekjes së Michael, Joe u kritikua për përpjekjen për të fituar para nga djali i tij.

Joe kishte 10 fëmijë me Katherine, gruan e tij prej më shumë se 60 vjetësh. Ata nuk jetonin së bashku dhe kishin një marrëdhënie të tensionuar në vitet e fundit të jetës së tij.