U PËRFOL PËR NJË SHTATËZANI TË MUNDSHME/ Morena Taraku reagon në mënyrën më origjinale ndaj thashethemeve (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOL PËR NJË SHTATËZANI TË MUNDSHME/ Morena Taraku reagon në mënyrën më origjinale ndaj thashethemeve (FOTO)

U PËRFOL PËR NJË SHTATËZANI TË MUNDSHME/ Morena Taraku reagon në mënyrën më origjinale ndaj thashethemeve (FOTO)

Ditën e djeshme Morena Taraku publikoi në rrjetet sociale një foto e cila ngriti aludime mjaft të forta. Ajo shihej teksa mbante në dorë një biberon fëmijësh dhe në dorë kishte vendosur një engjëll. Menjëherë pas kësaj në media nisën të qarkullojnë lajme për një shtatzëni të mundshme.

Por duket se këto fjalë nuk janë të vërteta dhe këtë e tregon vetë Morena. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në ‘Instastory’ ajo shprehet se biberonin e ka për vete dhe jo për një fëmijë.

“Unë jam ende bebe vetë, biberoni është i imi”,- shkruan ajo.

Kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja është mjaft aktive në muzikë dhe se momentalisht është duke punuar për bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun.