KA NJË MESAZH PËR TË GJITHË/ Këngëtari homoseksual kërcen vetëm me mbathje para pasqyrës – AlpeGossip
KA NJË MESAZH PËR TË GJITHË/ Këngëtari homoseksual kërcen vetëm me mbathje para pasqyrës

KA NJË MESAZH PËR TË GJITHË/ Këngëtari homoseksual kërcen vetëm me mbathje para pasqyrës

Së fundmi ai pranoi se gjithë jetën e tij ka pasur pasiguri për trupin, ndërsa në adoleshencë i është nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.

Por tashmë Sam Smith nuk e ka aspak problem që të pozojë vetëm me të brendshme dhe këto momente t’i ndajë publikisht me ndjekësit e tij.

Këngëtari i njohur homoseksual postoi disa foto në Instagram të hënën dhe inkurajoi ndjekësit e tij që të bënin “kërcimin e barkut të fryrë”.

Ai postoi një video duke kërcyer para pasqyrës së tualetit, ndërsa në një publikim shkroi:

“Ndihem i fryrë pas fluturimit tim, kështu që mendova të postoj një selfie para pasqyrës të gjoksit tim seksi të fryrë, sepse jemi miq. Më në fund”.

Në këtë mënyrë këngëtari i njohur 26-vjeçar dëshironte që t’i dërgonte një mesazh gjithë ndjekësve të tij, që ta duan trupin e tyre dhe të mos kompleksohen prej tij.