STUDIMI I FUNDIT/ Sa më shumë kafe që pini, aq më gjatë do rroni – AlpeGossip
STUDIMI I  FUNDIT/ Sa më shumë kafe që pini, aq më gjatë do rroni

STUDIMI I FUNDIT/ Sa më shumë kafe që pini, aq më gjatë do rroni

Çdoherë e më shumë po flitet për pasojat e kafesë në shëndetin njerëzor.
Kafeja është e pasur me kafeinë, dhe nëse konsumohet në masë të madhe, pija mund të kthehet në varësi. Megjithatë, ka shumë përfitime shëndetësore të konsumit të rregullt të kafesë.

Një debat i vazhdueshëm ka treguar se kafja është e lidhur me jetëgjatësinë dhe shëndetin më të mirë. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar mat një faktor që nuk është elaboruar në mënyrë specifike në diskutimin drejt kafesë dhe jetëgjatësisë: metabolizmin.

Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Kancerit të ShBA-ve dhe Universitetit të Northwestern kanë kryer një studim duke përdorur të dhëna nga UK Biobank, i cili ka matur vdekshmërinë e më shumë se 500 mijë subjekteve gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Ata analizuan numrin e subjekteve sa pinë mesatarisht kafe në ditë, dhe gjithashtu hulumtoi modifikimin e efektit të mundshëm nga metabolizmi kafeinë.

Në raport prej 0.5, subjektet që pinin kafe më shumë kishin gjysmën e gjasave për të vdekur sesa ata që nuk pinin fare.

Për më tepër, subjektet të cilët pinë më shumë se 8 filxhanë kafe gjatë ditës kishin rezultatet më pozitive, të cilat në të vërtetë theksuan rëndësinë e kafeinës në metabolizëm.