Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar – AlpeGossip
Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar

Rikthehet dhuna në muzikë/ Rrihet rreperi i njohur shqiptar

Vitet e fundit, ai është bërë një prej reperëve më të njohur të shoëbiz-it shqiptar, veçanërisht pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtare të tjera të famshem si Kida apo Baby G.

Mirëpo duket se fama ka sjellë edhe telashe për reperin Fero, pasi siç raporton “Gazeta Express”, mbrëmjen e së martës, ai është dhunuar nga katër persona. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në Prishtinë, kur Fero po dilte nga kinemaja i shoqëruar nga një djalë dhe një vajzë.

Mësohet se makina me katër persona të paidentifikuar i ka ndaluar atij para këmbëve dhe personat në fjalë kanë nisur të ofendojnë reperin.

Fero ka tentuar të largohet, por autorët e kanë kapur dhe kanë nisur ta dhunojnë, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se reperi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.