Lutja e Linditës nga shtrati i spitalit: Më jepni shpresë, nuk kam para të kurohem! – AlpeGossip
Lutja e Linditës nga shtrati i spitalit: Më jepni shpresë, nuk kam para të kurohem!

Lutja e Linditës nga shtrati i spitalit: Më jepni shpresë, nuk kam para të kurohem!

Lindita Buzuku ka humbur këmbën e majtë pasi ka vuajtur nga kanceri. Nga shtrati i spitalit onkologjik në Tiranë ajo kërkon që shqiptarët të venë dorën në zemër. Thotë se i janë shfaqur disa gjendra të reja por asaj i kushton të udhëtojë drejt Tiranës ku kurohet.

Ecejaket Berat-Tiranë janë të shpeshta por ajo nuk ka mundësi ekonomike. Burri i saj është i papunë ndërsa mundohet shumë të sigurojë shkollën për vajzën 17 vjecare. “Me zemer e me shpirt kërkoj ndihmë. Kam nevoje për një shtepi me qera afër spitalit ku kurohem. Shqiptaret kanë zemër të madhe e ndihmojnë njeri-tjetrin”, thotë Lindita.

Mjekët i japin shpresë se do shërohet. Pas semundjes kam nevoje për punë, dua kurajo dhe ndihmë nga shqiptaret. Do bëja cdo punë rrobaqëpese apo parukiere.

Dua të filloj një jetë të bukur është dëshira e saj. Në studio drama e Linditës përloti publikun, Elvis Naçi tha se ajo ka kurajo të jashtëzakonshme dhe se do t’i gjenden afër. Naçi ka premtuar se do i mundësojë Linditës qiranë e banesës madje edhe protezën për këmbën.