Sot është një fëmijë si gjithë të tjerët, Gerta Heta kujton muajt e parë në inkubator të së bijës – AlpeGossip
Sot është një fëmijë si gjithë të tjerët, Gerta Heta kujton muajt e parë në inkubator të së bijës

Sot është një fëmijë si gjithë të tjerët, Gerta Heta kujton muajt e parë në inkubator të së bijës

Gerta Heta ka kaluar një periudhë të vështirë disa vite më parë, por sot kur sheh që vajza e saj, Matea është si të gjithë fëmijët e tjerë, ndihet mirënjohëse…

Moderatorja e njohur ka thënë në programin e mëngjesit “Rreze dielli” që falenderon Zotin çdo mbrëmje. Vajza e saj e vogël ka qëndruar dy muaj në inkubator pas lindjes, por tani është si të gjithë fëmijët e tjerë.

Ndërkohë motra e saj e madhe, Luna, e cila fillimisht ishte shumë xheloze për vëmendjen që ia mori Matea, është mësuar me idenë që ka dhe një motër.

Gerta është pyetur edhe për nëse po mendon për një fëmijë të tretë. Ajo ka thënë që nuk e mendon më atë gjë, pas përvojës së fundit, por bashkëshorti i saj e do një djalë.