“TI MË BËN KAQ KRENARE…”/ E dashuruar dhe tifoze e zjarrtë pas Eros Grezdës, Oriola lë pa fajlë me dedikimin (FOTOT) – AlpeGossip
“TI MË BËN KAQ KRENARE…”/ E dashuruar dhe tifoze e zjarrtë pas Eros Grezdës, Oriola lë pa fajlë me dedikimin (FOTOT)

“TI MË BËN KAQ KRENARE…”/ E dashuruar dhe tifoze e zjarrtë pas Eros Grezdës, Oriola lë pa fajlë me dedikimin (FOTOT)

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, e cila duket se po forcohet dita-ditës.

Dyshja e kaloi karantinën së bashku dhe bashkëjetesa i lidhi më shumë me njëri-tjetrin, aq sa edhe tani përpiqen të kalojnë çdo moment së bashku.

Në rrjete sociale nuk mungojnë pozat e komentet e ëmbla për njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi Oriola është siguruar që të gjithë ta dinë se ajo është tifozja më e zjarrtë e Erosit.

Mbrëmjen e kaluar, modelja ka ndjekur ndeshjen ku luante partneri i saj dhe është bërë tepër krenare me golin e tij, aq sa gëzimin s’ka mundur ta mbajë dot për vete!

“Ti më bën kaq krenare”- shkruan Oriola krahas postimit ku etiketon Erosin.

Jo vetëm kaq, por ajo ka publikuar edhe një moment të ëmbël mes tyre, teksa ecnin të kapur për dore rrugëve të qytetit.

Couple goals!