“2 GISHT MJALTË”/ Ermali flet për filmin dhe zbulon sa ka kushtuar (FOTO) – AlpeGossip
“2 GISHT MJALTË”/ Ermali flet për filmin dhe zbulon sa ka kushtuar (FOTO)

“2 GISHT MJALTË”/ Ermali flet për filmin dhe zbulon sa ka kushtuar (FOTO)

“2 gisht mjaltë” ka thyer rekord në historinë e kinemasë shqiptare me shitjen e biletave pasi brenda 24 orësh janë shitur mbi 5 mijë bileta vetëm në Cineplexx, pa përfshirë në këtë shifër kinematë e tjera të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

“2 gisht mjaltë” ka thyer rekordin e filmit “Fast and Furious” i cili mbante deri tani rekordin me 3 mijë bileta të shitura në 24 orë.

I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Ermali zbuloi se filmi ka kushtuar 250 mijë euro.

“Ka qenë rreth 250 mijë euro. Financim tërësisht i pavarur, pra i pavarur nga qeveria ose institucione përkatëse. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe besoj që tani që e mësova si bëhet, mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ky është një buxhet normal që gjeneron të ardhura për të fituar, producenti, aktorët, kinemaja dhe mbi të gjitha publiku të marrë një sadisfaksion”, u shpreh Ermali.