“PO U SOLL MIRË, DO TA…”/ 3 muaj pas ndarjes, Stine rikthehet me ish-partneren (FOTO) – AlpeGossip
“PO U SOLL MIRË, DO TA…”/ 3 muaj pas ndarjes, Stine rikthehet me ish-partneren (FOTO)

“PO U SOLL MIRË, DO TA…”/ 3 muaj pas ndarjes, Stine rikthehet me ish-partneren (FOTO)

Ndarja e Stines nga Graciela ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të vitit që lamë pas. Lajmin e ndarjes e dha Stine i cili bënte të ditur se gjërat mes tyre nuk shkuan siç duhet.

Pas Stines foli edhe Graciela e cila tregoi se e mirëkuptoi zgjedhjen e ish-partnerit për ta bërë publik lajmin e ndarjes.

Mirëpo vetëm 3 muaj pas ndarjes së tyre, Stine ka dhënë sot deklaratën e papritur.

Në një intervistë për “Pasditja ime”, kantautori la të kuptohej se mund të rikthehet me Gracielën.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, tha Stine.