MOS E HUMBISNI/ Me foton nga dasma e saj, Aurela Gaçe na prezanton për herë të parë me vëllanë – AlpeGossip
MOS E HUMBISNI/ Me foton nga dasma e saj, Aurela Gaçe na prezanton për herë të parë me vëllanë

MOS E HUMBISNI/ Me foton nga dasma e saj, Aurela Gaçe na prezanton për herë të parë me vëllanë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria, kryesisht pranë dy vogëlusheve të saj, e së fundmi na ka prezantuar me një anëtar tjetër të familjes.

Aurela ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një foto ku shihet pranë vëllait të saj. Fotoja është realizuar 6 vite më parë, në ditën e dasmës së këngëtares dhe ajo shihet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

“Me vëllain. 20 shtator 2013, ditën e dasmës sime”, ka shkruar Aurela krahas fotos. Mesa duket, ajo është ndjerë nostalgjike për ditën kur kurorëzoi dashurinë me Skerdin në martesë.