PAS MBARIMIT TË “HELL’S KITCHEN”/ Renato Mekolli zbulon sa pjata janë thyer gjithsej në emision dhe nga e ka marrë këtë zakon – AlpeGossip
PAS MBARIMIT TË “HELL’S KITCHEN”/ Renato Mekolli zbulon sa pjata janë thyer gjithsej në emision dhe nga e ka marrë këtë zakon

PAS MBARIMIT TË “HELL’S KITCHEN”/ Renato Mekolli zbulon sa pjata janë thyer gjithsej në emision dhe nga e ka marrë këtë zakon

Hell’s Kitchen mbylli dy ditë më parë me sukses sezonin e tij të parë.

Programi i i cili arriti të tejkalonte dhe pritshmëritë e vetë Renato Mekollit, ka qene shume i disktuar dhe ka nxitur shume reagime sidomos nëpër rrjete sociale.

Për disa kohë “specat”, “qimja” deri te pjatat e thyera u kthyen në meme e batuta nga ndjekësit.
Por nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa pjata ka thyer gjithësej “shef Renato” gjate këtij sezoni, kuriozitetin na e ka shuar vetë ai.

Në një shkrim në faqen e tij të web-it, Renato ka zbuluar se ka thyer plot 412 pjata gjatë programit te gatimit.
“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: sa pjata u thyen?
Kuriozitetin po ua shuaj sot më në fund. Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata.” -shkruan ai në www.renatomekolli.com.

Më tej, shefi i famshëm i kuzhinës ka treguar edhe se nga e marrë fiksimin e thyerjes së pjatave.
“Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk” -mbyll shkrimin Renato.
Për ta bërë më të qartë panoramemën e gjithë kësaj tradite greke, ai ka postuar ne profilin e tij në Instagram edhe një video, ku shihet duke festuar në një buzuk.