SHOKOHEN TË GJITHË FANSAT/ William Levy ndahet nga Elizabeth Gutierrez (FOTO) – AlpeGossip
SHOKOHEN TË GJITHË FANSAT/ William Levy ndahet nga Elizabeth Gutierrez (FOTO)

SHOKOHEN TË GJITHË FANSAT/ William Levy ndahet nga Elizabeth Gutierrez (FOTO)

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar falë roleve të tij të shumta në telenovela dhe Elizabeth Gutierrez, po ashtu shumë e njohur me rolet e saj, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ditët e fundit.

Kanë nisur thashethemet se çifti janë ndarë dhe shkak është bërë fakti që ata nuk shihen më në evente së bashku prej disa muajsh.

Madje edhe kur e bija e tyre kishte një mbrëmje, William dhe Elizabeth nuk u panë bashkë.

Pas këtyre lajmeve, Elizabeth ka reaguar me një foto në Instagram ku shfaqet pranë detit e shkruan: “Mos u beso frikërave, ato nuk e dinë fuqinë tënde”

Ndërkohë William ka zgjedhur të mos reagojë rreth këtyre lajmeve për ndarje.

Kujtojmë që gjatë martesës së tyre, William dhe Elizabeth janë përfolur shpesh për ndarje, por shumë shpejt thashethemet janë hedhur poshtë. Urojmë që edhe këtë herë të jetë thjesht një thashethem.