Letra: Për ty që u hoqe sikur ta ndjente, nga vajza që meriton më shumë – AlpeGossip
Letra: Për ty që u hoqe sikur ta ndjente, nga vajza që meriton më shumë

Letra: Për ty që u hoqe sikur ta ndjente, nga vajza që meriton më shumë

“Për ty që u hoqe sikur ta ndjente,

E dija që nga fillimi që ti ishe një ide e keqe, përpara se miqtë të më paralajmëronin për ty, përpara se ta ndjeja gjithçka mbi vete. Por kurrë nuk dua ta pranoj se ti ishe një gabim. Çdo justifikim që gjeta për të ndenjur me ty, sot më bën të ndihem e turpëruar nga vetja. Çdo gënjeshtër ndaj atyre që më donin të mirën, sot më bën të mos kem kurajon t’i shoh në sy. E dija që të gjithë kishin të drejtë për atë që ti ishe në të vërtetë.

Tani jetoj e penduar për kohën që humba duke rendur pas teje. Do të kisha dashur ta kuptoja më shpejt: se e vetmja që ishte aty për “Ne” isha unë, ti ishe aty për “Ty”. Mbase nuk do të isha lënduar kaq shumë nëse do të kisha arritur të kuptoja më mirë realitetin: realitet në të cilin unë ndjeja aq shumë, ndërsa ti fare. Për netë me radhë grindesha me veten pasi nuk mundesha të flija. Mendimi se zhgënjeva të gjithë ata që më donin për të ndenjur me ty, që ti të përfitoje nga dobësitë e mija më rrotullohej si thikë në plagë.

Mbase ti sot nuk ja ke idenë për atë që më bëre. Fundja ti asnjëherë nuk bëre asgjë me qëllim, ti nuk kishe qëllim të më lëndoje. Ti thjeshtë më përdore dhe kjo më vrau njësoj si ta kishe bërë më qëllim. Situata ishte fiks ajo për të cilën mamaja ime më kishe paralajmëruar një jetë, ajo e një vajze naive.

Nuk pres fare të të vijë keq për mua. Në fakt, do të doja të të falenderoja. Faleminderit që më dhe një ndër leksionet më të çmuara në jetë. Mësova se sa shumë unë vlej. Se meritoj të trajtohem me respekt dhe dashuri nga dikush që vërtetë më do. Ai që do ta bëjë këtë, jo vetëm do të njohë vlerat e mija, por në të njetën kohë nuk do të më lejojë kurrë t’i harroj ato.

Sinqerisht,

Nga vajza që meriton më shumë.”