Laura Nexha tregon arsyen pse nuk ka dashur të bëhet pjesë e programeve të humorit dhe në një farë mënyrë i japim të drejtë - AlpeGossip
Laura Nexha tregon arsyen pse nuk ka dashur të bëhet pjesë e programeve të humorit dhe në një farë mënyrë i japim të drejtë

Laura Nexha tregon arsyen pse nuk ka dashur të bëhet pjesë e programeve të humorit dhe në një farë mënyrë i japim të drejtë

Ajo është një nga këngëtaret dhe aktoret më të dashura shqiptare falë roleve e këngëve shumë të pëlqyera nga publiku. Së fundmi Laura Nezha po jep në teatër shfaqjen “Darka e Lamtumirës” së bashku me Gaz Pajën dhe Visjan Ukcenaj, e për këtë ka folur në “Chaud Patate” në NRG Radio.

E pyetur se si është të punojë me dy aktorë humori, si Gaz Paja dhe Visjan Ukcenaj, të cilët dalin çdo javë në ekran, Laura tha:

“Ky është rrisku sepse publiku mund ti asociojë shpesh me figurat që shohin javë për javë në ekran, por kjo apsolutisht nuk i bën aktorë jo profesionistë. Përkundrazi, ata kanë studiuar për këtë gjë dhe i kanë vënë vetes si qëllim që të nxjerrin anën më të mirë të tyre, jo vetëm humoristike, ashtu siç e ka përmendur dhe regjisori në prova, por edhe dramatike. Një aktor, nëse gërrmon thellë në shpirtin e tij, i gjen të gjitha ngjyrat e emocioneve. Këshu që për mua ka qenë eksperiencë shumë e bukur në fakt.”

Po Laura ka marrë propozime për tu bërë pjesë e spektakleve të humorit?

“Po, nga të gjitha programet e humorit që kemi parë në ekran. Madje, madje dhe për të qenë figurë kryesore femërore aty, sepse ndoshta në atë moment sezoni e kishin pasur të nevojshme dhe kishin menduar për mua. Unë i mendoj mirë zgjedhjet që bëj. Dhe është ai asocimi që përmenda në fillim. Ndoshta, ndoshta unë mendoj se kam nevojë të shprehem mirfilltazi dhe dua të them që televizioni është mall konsumi. Pa dashur të gjykoj, sepse secili bën zgjedhjet e veta, por mua më tremb kjo gjë. Më tremb komercializmi i tepruar dhe fakti që do të jem javë për jave, çfarë do të prodhoj unë. Kjo më alarmon dhe më duket sikur do më dëmtonte.”