RRËFIMI I SINQERTË I YLL LIMANIT/ Pandemia shkaktoi një krizë identiteti tek ai… – AlpeGossip
RRËFIMI I SINQERTË I YLL LIMANIT/ Pandemia shkaktoi një krizë identiteti tek ai…

RRËFIMI I SINQERTË I YLL LIMANIT/ Pandemia shkaktoi një krizë identiteti tek ai…

Ylli Limani, një ndër këngëtarët mjaft të talentuar dhe të preferuar në tregun muzikor shqiptar, ka bërë një rrëfim të sinqertë, në një intervistë të dhënë për Berat Buzhala.

Artisti ka nisur intervistën e tij me një rrëfim të marrëdhënies mes tij dhe babait, i cili ka qënë një nga antarët e grupit Minatori.

Ai ka treguar se gjithmonë përplasen sa i përket opinioneve të tyre rreth muzikës dhe madje, babai i artistit është përpjekur të kontribuojë në artin e Yllit, duke përgatitur një këngë për të por për shkak të mospërputhjeve të shijeve muzikore, ajo këngë ende nuk është publikuar.

Ndër të tjera, Limani ka folur rreth periudhës më të keqe që ka kaluar në jetën e tij dhe bëhet fjalë për pandeminë, marsin e vitit 2020-të.

“Unë kur flas për jetën time, them jeta para pandemisë dhe jeta pas pandemisë sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet, gjendesh përpara një pyetje të madhe, kush dreqin jam kur nuk këndoj”

Ai shprehet se pandemia zhduku Yllin e vjetër, ku Ylli pyeste veten se çfarë donte nga jeta, përse duhej të bëhej i famshëm, se për çfarë ishte gati të humbiste për të arritur atë që donte.

“Kam patur një krizë identiteti, sinqerisht ka qënë një thyerje. E di që njerëzit kanë humbur njerëz të dashur por në atë moment unë them ka vdekur Ylli i vjetër dhe u lind Ylli tjetër”.

Ylli ndër të tjera ka folur edhe për disa gjëra që nuk pëlqen tek karakteri i tij dhe ndoshta nuk do ta besoni por edhe pse është një djalë kaq i ëmbël, Ylli është shumë toksik me veten e tij, pra ai nuk i flet kurrë mirë vetes.

Gjithashtu duhet të kini kujdes, se nëse Ylli mërzitet me ju, ai e mban shumë inatin, i cili mund ta zgjasë deri në tre vjet.