“TË PAAFTËT VLERËSOHEN KURSE UNË PO JAP SHPIRTIN”/ Orgesa Zaimi u kthehet keq kolegëve – AlpeGossip
“TË PAAFTËT VLERËSOHEN KURSE UNË PO JAP SHPIRTIN”/ Orgesa Zaimi u kthehet keq kolegëve

“TË PAAFTËT VLERËSOHEN KURSE UNË PO JAP SHPIRTIN”/ Orgesa Zaimi u kthehet keq kolegëve

Që në daljen e saj të parë Orgesa Zaimi ka tërhequr vëmendjen e publikut me stilin e  veçantë dhe zërin e bukur. Këngëtarja e njohur është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto nga e përditshmja e saj.

Mëngjesin e sotme, Orgesa nëpërmjet një postimi në ‘Isntastory’ ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që hiqen si këngëtar ndërkohë që nuk kanë talent dhe ka kërkuar prej tyre që të mos i futen muzikës por të vazhdojnë profesionet që dinë të bëjnë më mirë.

“Ju lutem të gjithëve që të fokusohen në çfarë dini të bëjnë më mirë në jetë. Edhe unë do doja të isha miliardere apo biznesmene por jam e paaftë për ta bërë, gjithashtu mu deshën më shumë se 10 vjet që të kuptoja që unë di të këndoj dhe duhet të merrem me këtë punë dhe pse është ndonjëherë mallkim pasi ka të paaftë që s’bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht apo bëhen ‘figura publike’ që se kuptoj se çfarë do të thotë. Ndërkohë unë e shumë të tjerë japim shpirtin këtu. Stop paaftësisë ju lutem shpëtoni jetën, ruani veshët.”