ËSHTË GJYSHE POR DUKET SI VAJZË E RE/ Andrra Destani publikon foton me dedikimin e ëmbël për mamanë - AlpeGossip
ËSHTË GJYSHE POR DUKET SI VAJZË E RE/ Andrra Destani publikon foton me dedikimin e ëmbël për mamanë

ËSHTË GJYSHE POR DUKET SI VAJZË E RE/ Andrra Destani publikon foton me dedikimin e ëmbël për mamanë

Menjëherë sapo u bë e njohur për publikun shqiptar nga fejesa me Sinan Hoxhën, Andrra Destani u cilësua si një ndër vajzat më të bukura. Zakonisht, ajo nuk publikon foto të familjes, megjithatë ditën e sotme ka vendosur t’i dedikojë një poezi mamasë së saj, e cila feston ditëlindjen. Ajo ka publikuar dy foto, një kur Andrra ka qenë thjesht një fëmijë dhe një ku mamaja e saj duket me djalin e Andrrës në krah. Në foto ajo ka shkruar:
“Nëna ime e dashur, ti që ndjenje me netë të tëra pa gjumë,
dora jote e palodhur që në djep na tund,
Nëna ime e dashur që na rri plot dashuri,
Çdo fjalë e jotja për ne është uratë, puthja jote për ne është uratë,
ti Nënë e palodhur, ti shpirt i patrazuar,
dashuria jote për mua s’ka të ndaluar. Gëzuar ditëlindjen, o e shtrenjta ime Nënë”.

Në të dyja fotot duket qartë që mamaja e saj, Kadire, nuk ka ndryshuar aspak. Vitet kanë kaluar, por ajo vazhdon të duket si një vajzë e re./