Pasi Kiara Tito i tha ”MIRUPAFSHIM”/ Butrinti sapo reagoi indirekt për moderatoren: Ni gotë po pi…(FOTO) – AlpeGossip
Pasi Kiara Tito i tha ”MIRUPAFSHIM”/ Butrinti sapo reagoi indirekt për moderatoren: Ni gotë po pi…(FOTO)

Pasi Kiara Tito i tha ”MIRUPAFSHIM”/ Butrinti sapo reagoi indirekt për moderatoren: Ni gotë po pi…(FOTO)

Është bërë e udhës tashmë për vajzat që për të hedhur pas krahëve shijen e hidhur të ndarjes, ngushëllohen me këngën “Thank U, Next” të Ariana Grandes, e cila falenderon të gjithë ish-ët e saj një e nga një. Duket se edhe moderatorja shqiptare Kiara Tito, ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë!

Kiara ka publikuar para disa ditësh një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku pozon në rrugë e veshur me një fustan të zi me lule ngjyrë floriri. Mesazhi në përshkrimin e fotos është shumë i qartë dhe me siguri i dedikohet ish-të dashurit të saj Butrint Imeri. Të paktën kështu u aludua në të gjitha mediat online.

Por Butrinti nuk kishte reaguar deri tani dhe ndoshta ky është reagimi i tij edhe pse indirekt. Këngëtari i talentuar ndodhet në Dubai ku po xhiron klipin e tij të ri dhe ka publikuar një foto me një pije në dorë, ndërkohë që shkruan: “Ni got pe pi për hitin e ri”.

Të themi të drejtën, Ledri e ka pirë një gotë (referuar këngës 1 got për ty) për dashurinë e humbur, madje edhe ne kur jemi ndarë e kemi përdorur si diçiturë në fotot e Instagramit. Pra mos vallë Butrinti sapo pranoi indirekt që është ndarë? Apo thjesht po promovon hitin e tij të ri.