NJË VIT MË PARË U ZUNË KEQ! Ja çfarë bëjnë tani Anxhelina dhe Beatrix për njëra-tjetrën (FOTO) – AlpeGossip
NJË VIT MË PARË U ZUNË KEQ! Ja çfarë bëjnë tani Anxhelina dhe Beatrix për njëra-tjetrën (FOTO)

NJË VIT MË PARË U ZUNË KEQ! Ja çfarë bëjnë tani Anxhelina dhe Beatrix për njëra-tjetrën (FOTO)

Një vit më parë, mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisën konfliket dhe rrjetet sociale i nxorrën zbuluar.

Dikur ato kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në Instagram.

Vajzat thuhej se i prishën marrëdhëniet për shkak të grimierit të njohur, Ariel, megjithatë kjo nuk u vërtetua kurrë.

Tani duket se këtë gjë vajzat e kanë lënë pas dhe kanë bërë përfundimisht paqe.

Në fillim të shtatorit vajzat u panë së bashku me mamatë e tyre duke kaluar kohë bashkë dhe tani kanë bërë të njëjtin tatuazh.

Vajzat kanë publikuar në Instastory foto ku tregojnë se kanë bërë tatuazh një sy dhe pozicioni që kanë zgjedhur është i njejtë.

“Nuk na marrin dot msysh”, shkruan Beatrix në një prej fotove ku tregon tatuazhet.