NUK U SHQETËSUA PËR GJENDJEN E SAJ SHËNDETËSORE/ Olta sqarohet me Kiarën: S’të afrohem dot kur ke Luizin pranë… – AlpeGossip
NUK U SHQETËSUA PËR GJENDJEN E SAJ SHËNDETËSORE/ Olta sqarohet me Kiarën: S’të afrohem dot kur ke Luizin pranë…

NUK U SHQETËSUA PËR GJENDJEN E SAJ SHËNDETËSORE/ Olta sqarohet me Kiarën: S’të afrohem dot kur ke Luizin pranë…

Kiara Tito është rikthyer në shtëpi pas incidentit që pësoi duke u rrëzuar në kuzhinë.

Por ajo që ka rënë në sy ka qenë reagimi i disa prej banorëve. Në momentin kur Kiara u rrëzua disa nga banorët pretenduan se ajo po e bënte këtë gjë për vëmendje. Ata zgjodhën të mos afrohen pranë saj që të interesohen për gjendjen e saj shëndetësore, mes tyre as Olta apo Kristi.

Ndërkohë që përgjatë natës, Luizi i ka qëndruar pranë moderators duke u kujdesur për të. Megjithatë Kiara ia ka bërë të qartë se kjo nuk do të thotë se e ka falur.

Së fundmi Olta ka diskutuar me Kiarën arsyen përse ajo nuk i qëndron pranë dhe ai është Luizi. Sipas aktores këngëtari nuk dëshiron që ajo t’i qëndrojë pranë moderatores kështu që ajo ka zgjedhur t’i qëndrojë sa më larg.

“Ai nuk do farë të të afrohem kur është këtu kështu që kur është Luizi nuk kam ndërmend të bëj sherr me Luizin për diçka kot. Mos e merr si indiferencë por e kam të vështirë të të afrohem kur ai është afër teje. Ta kam thënë gjithmonë dhe këtë që u përpoqa të ta sillja ma mori nga dora do përpiqem ta shmang sa më shumë kaq. Cdo gjë që nxjerr unë nga goja i duket sikur e kam kunj për atë.”- i tha Olta Kiarës.