Rovena Dilo flet për lidhjen me balerinin: Pa atë mua më ngelen vetëm brekët – AlpeGossip
Rovena Dilo flet për lidhjen me balerinin: Pa atë mua më ngelen vetëm brekët

Rovena Dilo flet për lidhjen me balerinin: Pa atë mua më ngelen vetëm brekët

Ka qarkulluar prej shumë kohësh lajmi se Rovena Dilo është në një lidhje me balerinin Eltion Merja, me të cilin aktualisht konkurron në “Dancing with the stars”. Madje pak ditë më parë dolën lajmet se Rovena e ka konfirmuar lidhjen pas një deklarate të saj ku u shpreh: “Unë jam e lumtur. Nuk besoj se ka ndonjë më të lumtur se unë në DWTS. Na thonë që mes nesh ka erotizëm, ndjenjë. Unë jam njeriu më i ndjerë. Eltjoni më ka nxënësen e tij të preferuar të gjitha kohërave”.

Megjithatë Rovena sërish i përgënjeshtroi lajmet dje në “Dancing with the stars” duke u shprehur se portalet kanë shkruar gjëra të pavërteta.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Rovena nuk mundi t’i shpëtojë kësaj pjese sepse vetë koleget e ngacmuan.

Gjithçka nisi kur Ermali i tha Rovenës se e shohim çdo javë me mbathje kur kërcen në DWTS dhe i kërkoi që kur të shkonte atje të puthte nga ana e tij Ilirin dhe Julin.

Rovena: Vetëm Ilirin dhe Julin do?

Eneda: Mendova një emër tjetër po nejse

Ermali: Po kë ma thuaj

Eneda: Po të partnerit që kërcen me Rovenën

Ermali: Po atë e puth vetë ajo, ç’punë kam unë me atë

Rovena: Po normal do e puth…në ballë sa herë më nderon. Ai më nderon, pa atë unë vetëm brekë jam pastaj.