E detyrojnë të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës/ Dua Lipa nuk heziton dhe… (FOTO) – AlpeGossip
E detyrojnë të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës/ Dua Lipa nuk heziton dhe… (FOTO)

E detyrojnë të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës/ Dua Lipa nuk heziton dhe… (FOTO)

Dua Lipa është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira në botë të momentet dhe po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj. E shohim gjatë gjithë kohës të angazhuar me këngë dhe koncerte të ndryshe, por së fundmi ishte e ftuar te gazetarja e CNN Becky Andresonin për të folur mbi sukseset e fundit të saj.

E sigurisht nuk mund të mos prekej dhe çështja e rëndësishme, ajo e refugjatëve.

Në lidhje me këtë problem këngëtarja është shprehur:

’ Askush nuk e lë vendlindje me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”.

Në fund, gazetarja e CNN ka detyruar këngëtaren shqiptare të zgjedhë mes Prishtinës dhe Londrës, e megjithëse Dua e ka shumë për zemër Londrën, ajo ka zgjedhur Prishtinën si vendin ku ndihet më së miri.