“PËR JETË NË SUPIN TIM”/ Bora Zemani bën tatuazh për personin më të shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
“PËR JETË NË SUPIN TIM”/ Bora Zemani bën tatuazh për personin më të shtrenjtë (FOTO)

“PËR JETË NË SUPIN TIM”/ Bora Zemani bën tatuazh për personin më të shtrenjtë (FOTO)

Bora Zemani është në prej moderatoreve më të dashura për publikun. Bukuroshja është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të na tregojë shumë nga jeta e saj.

 

Së fundmi Bora na ka treguar se ka surprizuar të atin me një dedikim special. Duke qenë se babai i saj ka mbajtur gardën e kolonelit për 30 vite, ajo ka menduar t’a mbajë këtë gjë gjithmonë në trup, përmes një tatuazhi në supin e saj.

“Surpriza ime per babin ! Grada e Kolonelit! (grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete . Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua”,-shkruan Bora.

“Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur! Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tor.tura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak . Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen”,-ka shkruar Bora në rrjetet sociale, duke zbuluar tatuazhin e bukur.