Ende pa marrë veten nga incidenti që i ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku theu krahun keq, Einxhel Shkirës i ka ndodhur një tjetër incident.
Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja e njohur përmes një postimi në rrjetet sociale. Dhe këtë gjë ajo e lidh me ngjyrën e bardhë në vesh për të cilën thotë se nuk is jell fat të mirë.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka publikuar këmbën e lënduar duke mos treguar se çfarë i ka ndodhur konkretisht ndonëse duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.
“Mendova se ishte thjesht një rastësi e përsëritur, refuzova ta besoj”– i përgjigjet ajo një ndjekëseje e cila i thotë se sa herë vesh të bardha lëndohet.
E në fakt duket se bëhet fjalë për festën e ditëlindjes së Monikës pasi pikërisht atë ditë Einxhel ishte veshur me të bardha.