Reperi i njohur Gjiko ka publikuar së fundmi një video nga spitali, por mos u shqetësoni! Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Me anë të videos, reperi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu.
“Isha te spitali, më thanë ti je mirë, por kënga shumë e smut”, ka shkruar Gjiko krahas videos. Kënga pritet të publikohet të premten me datë 25 Qershor.