U përfol për lidhje me Xhenin, Olsi prezanton të dashurën me foto intime duke shuar çdo dyshim – AlpeGossip
U përfol për lidhje me Xhenin, Olsi prezanton të dashurën me foto intime duke shuar çdo dyshim

U përfol për lidhje me Xhenin, Olsi prezanton të dashurën me foto intime duke shuar çdo dyshim

Olsi dhe Xheni janë dy ish-banorët e “Big Brother 9” më të komentuar të momentit për shkak të thashethemeve se janë në një lidhje, thashetheme të cilat filluan kur dyshja u panë shpeshherë bashkë.

Ndonëse të dy e mohuan që kjo të ishte e vërtetë, lajmet se ata janë në një lidhje sërish vazhduan.

Për t’i dhënë fund, Olsi ka postuar sot një foto intime ku prezanton të dashurën. Ajo shihet duke e puthur ish-banorin në kurriz teksa ai shfaqet i shtrirë.

Siç duket edhe dedikimi që Olsi kishte postuar pak ditë më parë nuk paska qenë për Xhenin, por për këtë vajzë.