“Mbytet” nga fama/ Arilena Ara nuk guxoj të … – AlpeGossip
“Mbytet” nga fama/ Arilena Ara nuk guxoj të …

“Mbytet” nga fama/ Arilena Ara nuk guxoj të …

Kënga “Nëntori” i hapi shumë dyer suksesi dhe i dha mundësinë që të prekte ëndrrën e saj: të performonte jashtë kufijve shqiptar. Kjo famë ka bërë që këngëtarja të nisë me “fiksimet” dhe të kujdeset që fshihet nga fansat e saj.

E ftuar në “Lart e poshtë”, Arilena tregoi se do të ketë bashkëpunime me yje botërorë, por pa dhënë emra.

Ndërkohë për pyetjen nëse e ka marrë malli për gjërat e thjeshta në jetë, si dalja me miqtë apo shkuarja edhe në ndonjë diskotekë, Ara i përgjigjet kështu:

“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie, që jo domosdoshmërish duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem, e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur, sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë.”