THYEN HESHTJEN PËR VDEKJEN E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande: Më vjen keq… – AlpeGossip
THYEN HESHTJEN PËR VDEKJEN E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande: Më vjen keq…

THYEN HESHTJEN PËR VDEKJEN E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande: Më vjen keq…

Më në fund këngëtarja me famë botërore Ariana Grande ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish të dashurit të saj.

Ditën e premte ajo shpërndau në rrjetin e saj social Instagram një video të shkurtër, ku përshkroi sesa shumë e adhuronte atë. Pjesa më prekëse në këtë postim ishte: “Më vjen keq që nuk mund të rregulloja apo të të largoja dhimbjen. Doja me të vërtetë ta bëja..”

Ariana Grande nuk shfaqet në këtë video, por dëgjohet duke i kërkuar Miller t’i tregonte një histori, por ai i mbulon telefonin dhe qeshin sëbashku.

 

“Unë të adhurova që ditën e parë që të takova, kur isha vetëm 19 vjeç dhe gjithmonë do të të adhuroj. Nuk mund ta besoj që nuk je më këtu. Me të vërtetë që nuk mund të bëj dot paqe me veten.

Kemi folur disa herë për këtë gjë. Jam kaq e acaruar dhe e mërzitur sa nuk se çfarë të bëj. Ti ishe miku im më i mirë për një kohë shumë të gjatë. Mbi gjithçka tjetër. Më vjen këq që nuk mund të rregulloja apo të të largoja dhimbjen. Doja me të vërtetë ta bëja.Shpirti më i mirë dhe më i ëmbël me demonët që nuk i meritoi kurrë. Shpresoj që të jesh mirë tani. Çlodhu…”, u shpreh këngëtarja në Instagram.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Mac Miller nga overdoza, fansat iu drejtuan Ariana Grandes, duke e fajësuar për atë çka ndodhi. Prej disa vitesh ata e akuzonin se e kishte lënë reperin në një moment të vështirë.

Ariana Grande pak ditë më parë postoi një foto bardhë e zi të ish-të dashurit, por pa asnjë përshkrim, si dhe mbylli të gjithë komentet. Për këngëtaren dhimbja ka qenë shumë e madhe dhe nga ato çfarë shkruajti në postimin e fundit, deri diku fajësoi dhe veten për vdekjen e reperit.