E RËNDËSISHME TI DINI/ Ja 4 mënyra natyrale për të trajtuar Sindromën e Zorrës së Irrituar - AlpeGossip
E RËNDËSISHME TI DINI/ Ja 4 mënyra natyrale për të trajtuar Sindromën e Zorrës së Irrituar

E RËNDËSISHME TI DINI/ Ja 4 mënyra natyrale për të trajtuar Sindromën e Zorrës së Irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar, apo SZI (anglisht IBS), mund të jetë sfiduese për pacientët por edhe mjekët. Kjo sepse simptomat mund të jenë kontradiktore. Një lloj karakterizohet nga diarre e shpeshtë, ndërsa një lloj tjetër nga konstipacioni (kapsllëku). Një lloj tjetër i tretë i përfshin të dy.

Personat e prekur nga kjo sindromë mund të përjetojnë dhe dhimbje, gazra, fryrje, dhimbje koke dhe lodhje, por jo domosdoshmërisht të gjitha prej tyre. Të njëjtat simptoma mund të shfaqen edhe në sëmundje të tjera, prandaj nevojitet një diagnozë e kujdesshme.

Si shkak për SZI, zakonisht konsiderohet mungesa e një komunikimi të përshtatshëm mes trurit dhe zorrëve.

Në mënyrë që të përmirësoni simptomat e sindromës së zorrës së irrituar mund të bëni disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës si:

· Kontrolloni çfarë hani

Mbajtja e një liste apo ditari mund t’ju ndihmojë të identifikoni ushqime që mund të shkaktojnë përkeqësim të simptomave. Ushqimet më të zakonshme që e bëjnë këtë janë: produktet e grurit, mishi  i viçit, derrit, qengjit dhe soja. Fasulet si dhe frutat dhe perimet e pagatuara mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.

· Rrisni sasinë e fibrave që merrni

Meqë SZI karakterizohet nga konstipacioni, në mënyrë që ta shmangni atë, mundohuni të hani ushqime me shumë fibër ose shtoni një lugë çaj fara liri në supat dhe sallatat tuaja.

·Hiqni dorë nga stimulantët

Kafeina mund të irritojë zorrët, madje dhe kafeja e dekafeinuar mund të shkaktojë probleme.

·Përdor turmerik

Në një studim, një estrakt i kësaj erëze i reduktoi me 60% simptomat e SZI. Rekomandohen 300 deri në 400 mg, deri në tre herë në ditë.

Burimi: Gazeta Shëndeti