‘Obobo e tmerrshme’: Paloma e famshme e Top-it e sheh me zor të madh veten dikur – AlpeGossip
‘Obobo e tmerrshme’: Paloma e famshme e Top-it e sheh me zor të madh veten dikur

‘Obobo e tmerrshme’: Paloma e famshme e Top-it e sheh me zor të madh veten dikur

Rudina Demneri, Paloma e famshme e ‘Aldo Morning Show’ që njerëzit e adhuronin dikur për lirshmërinë dhe spontanitetin që transmetonte në ekran, bie dakord deri diku me ata që mund ta kenë quajtur ‘të çmendur’.

Aktualisht spikere në Top Albania Radio, Paloma në studion e Pop Culture është vënë përballë videove të saj të vjetra dhe le të themi se nuk e simpatizon edhe aq veten gjatë asaj periudhe. Një video e saj duke puthur politikanët me buzët e lyera me të kuqe, një tjetër video duke ndezur tifozët shqiptarë në stadium para ndeshjes me Rusinë, klipi i këngës ‘O moj çikë malsore’, Paloma kishte vetëm një përgjigje: ‘Obobo e tmerrshme!’

Rudina tha se nuk do t’i përsëriste më ato gjëra dhe nuk do të donte më të ishte e famshme, ndonëse edhe ajo periudhë kishte patur lezetin e vet. Por tani ndihet më e qetë kur nuk është qendra e vëmendjes. Ajo komentoi vetullat dramatike të lyera keq me laps, si e vetmja zgjidhje pasi kishte rruar vetullat e saj me brisk, sepse e ëma nuk e linte t’i hiqte.

Rudina foli për rrjedhën që ka marrë jeta e saj më pas. Ajo u martua me Alandin, kompozitorin rumun vite më parë, gjatë periudhës që ajo e quajti më të vështirën e jetës së saj dhe dy vite më parë solli në jetë një vajzë, Lunën.