Këngëtarja e njohur Poni numëron një numër të lartë ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram dhe muzika e saj pëlqehet shumë, ndonëse kohët e fundit na ka munguar me projektet e reja.
Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj në InstaStory, ku tregon se i është rikthyer pamjes natyrale, më saktë vetullave, të cilat më herët i ka pasur me tattoo.
Poni ka preferuar të jetë siç e ka bërë mamaja, siç thotë ajo vetë, teksa shkruan krahas fotos:
“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.”
Në gusht të vitit që lamë pas, këngëtarja publikoi si rrallëherë momente nga ditëlindja e djalit të saj.
Ajo publikoi një foto krah dashurisë së saj më të madhe, i cili ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë, ndërsa krahas postimit shkruante:
“Edhe 100 dritë e syve të mi”- teksa të dy shfaqeshin pranë tortës së ditëlindjes.