“Showgirl:-i Hueyda El Saied pas tradhtisë së bashkëshortit, është zhvendosur për të jetuar në Luksemburg.
Por nëse nuk e kini vënë re, modelja prej gati 2 muajsh nuk publikon më foto të së birit në rrjetet sociale. Më parë ajo ndante gjithçka të tij duke filluar nga zgjimi, ushqimi apo edhe daljet nënë e bir.
Këtë vendim të rëndësishëm Hueyda e ka shprehur përmes një videoje të publikuar në ‘Instastory’ ku ju tregon të gjithë të shqetësuarve arsyen.
“Gabriel është lumturia ime më e madhe. Ka shumë prej jush që më pyesin se përse nuk e nxjerr më Gabrielin në fotot apo në video në ‘Instagram’.
Arsyeja është sepse unë dua ta kem vetëm për vete, jam bërë egoiste. Por sigurisht që shumë shpejt do të publikoj pasi ai është krenaria ime dhe unë mburrem me të”,- shprehet prezantuesja duke qeshur shkruan ëho.
Gabrieli është 3 vjeç dhe me ëmbëlsinë e tij ka rrëmbyer zemrat e publikut.