“DOJA TË JETOJA…”/ Beniada tregon pse hyri në “BB VIP”: Ishte e vetmja mënyrë për… – AlpeGossip
“DOJA TË JETOJA…”/ Beniada tregon pse hyri në “BB VIP”: Ishte e vetmja mënyrë për…

“DOJA TË JETOJA…”/ Beniada tregon pse hyri në “BB VIP”: Ishte e vetmja mënyrë për…

Beniada Nishani ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera të “Big Brother VIP”, e cila mori menjëherë një simpati të madhe nga publiku i gjerë shqiptar për shkak të vlerave që ajo përcollu në program.

Edhe pas përfundimit të programit, Beniada sigurohet që gjithmonë të ketë interaktivitet me fansat dhe ndjekësit e saj duke zhvilluar biseda të shpeshta me ta në rrjete sociale.

Së fundmi, gjatë një mini-interviste me ndjekësit e saj të “Instagram”, modelja zbuloi disa sekrete lidhur me pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Një nga pyetjet që iu drejtua ishte pikërisht arsyeja pse ajo pranoi të ishte pjesë e formatit. Ajo është shprehur se e shfrytëzoi këtë përvojë që të përjetonte një moment të veçantë të jetës së saj, e të njihej nga publiku shqiptar.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shkruar ajo.